Sport

Ronaldo dhe Messi “pronarët” e Champions League

14 Shtator 2021, 16:27 Nga DOSJA
Ronaldo dhe Messi “pronarët” e Champions League

ANGLI – Statistikat e Ligës së Kampionëve i buzëqeshin Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos pavarësisht faktit se portugezi e udhëheq atë në numrin e kupave të fituara.

Ylli portugez numëron trofe nga 18 edicionet e luajtura (Manchester United 2007-08; Real Madrid 2013-14, 2015-16, 2016-17 dhe 2017-18), ndërsa kapiteni i Kombëtares argjentinase fitoi 4 nga 17  edicionet e luajtura (Barcelona 2005-06, 2008-09, 2010-11, 2014-15).

Lojtari që ngriti këtë trofe së shumti ishte Francisco Gento gjashtë herë me Real Madridin: 1955-56, 1956-57, 1957-58, 1958-59, 1959-60, 1965-66.

SHUME ME SHUME SE GOLAT

Nëse shtojmë golat e të dyve në kompeticion arrijmë 254 gola nga të cilët 219 janë nga loja dhe 35 nga penalltitë.

Messi ka shënuar 120 gola (16 nga penalltitë), duke qenë golashënuesi më i mirë në gjashtë raste, me një mesatare prej një goli çdo 102 minuta dhe 48 sekonda.

Nga ana e tij, Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojënë 134 gola (19 nga penalltitë), domethënë një gol çdo 114 minuta dhe 13 sekonda, duke e kurorëzuar veten golashënuesi më i mirë në shtatë edicione. Në klasifikimin e asisteve Lionel Messi numëon 35 ndërsa Cristiano 42.

MESSI DHE CRISTIANO FC

Nëse të dy lojtarët do të ishin një klub futbolli, me nëntë “trofetë” e tyre do të ishin klubi i dytë me më shumë Champions pas Real Madridit, i cili e fitoi atë trembëdhjetë herë.

Nëse llogariten veçmas, Cristiano do të kishte të njëjtat kupa si Barcelona (pesë), ndërsa Messi do të barazonte me Ajax (katër).

Kur topi fillon të rrokulliset Messi do të jetë 34 vjeç, 2 muaj dhe 21 ditë, ndërsa Cristiano Ronaldo do ta bëjë këtë në 36 vjet, 7 muaj dhe 9 ditë, të dy me dëshirën për ta marrë trofeun edhe një herë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll