Sport

Sherri me Saelemakers në fund të ndeshjes me Milanin i kushton shtrenjtë Sarrit, Gjykata Sportive vendos dënimin për trajne

14 Shtator 2021, 15:06 Nga DOSJA
Sherri me Saelemakers në fund të ndeshjes me Milanin i kushton

ITALI-Pas grindjes me Saelemakers në fund të ndeshjes Milan-Lazio, Maurizio Sarri merr goditjen e rradhës nga Gjykata Sportive. Trajneri i Lazios është skualifikuar me dy ndeshje dhe nuk do të jetë në stol ndaj Cagliart dhe Torinos.

Deklarata thotë se herën e parë u imponua një konfrontim verbal me një lojtar të ekipit kundërshtar, duke marrë një qëndrim frikësues dhe duke përdorur fjalë kërcënuese, ndërsa e dyta lidhet me faktin se në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, kundërshtoi vendimin e gjyqtarit duke përdorur fjalë blasfemike.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio milan sarri lazio milan sarri

Sondazh

Poll