Sport

ZYRTARE / Igor Tudor është trajneri i ri i Hellas Verona

14 Shtator 2021, 17:55 Nga DOSJA
ZYRTARE / Igor Tudor është trajneri i ri i Hellas Verona

ITALI – Verona zgjedh menjëherë trajnerin e ri, ai do të jetë Igor Tudor. Ish-futbollisti i Juventusit ka zgjidhur menjëherë kontratën që e mbante te skuadra bardhezi, sepse vitin e shkuar ishte zëvendës i Andrea Pirlos, për të filluar një aventurë të re.

Pasditen e sotme ai ishte i pranishëm në zyrën e presidentit të Hella Verona dhe vetëm pak minuta më parë zyrtarizoi marrëveshjen e re 2-vjeçare.

Një ditë pas humbjes me Bolognan, drejtuesit e skuadrës verdheblu shkarkuan trajnerin Di Francesco dhe disa orë më vonë zyrtarizuan Tudor, i cili në Itali ka drejtuar edhe Udinesen.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll