Sport

“Nuk besoj te italianët dhe spanjollët”, Lothar Matthäus bën parashikimet e Champions-it

14 Shtator 2021, 14:36 Nga DOSJA
“Nuk besoj te italianët dhe spanjollët”, Lothar

GJERMANI-Kanë mbetur vetëm pak orë dhe faza e grupeve në Champions League do të fillojë. Italianët e parë që do të dalin në fushë do të jenë Juventus dhe Atalanta, respektivisht kundër suedezëve të Malmos dhe spanjollëve të Villareal. Pas 24 orësh do të jetë radha e Interit dhe Milanit. Skuadra zikaltër do të përballet me Real Madridin në San Siro, ndërsa kuqezinjtë do të luajnë në Anfield. Shumë po pyesin se kush do ta fitojë trofeun më 28 maj 2022 në Shën Petersburg.

Në një intervistë, ish-mesfushori i Interit dhe përfaqësueses gjermane, Lothar Matthaus përjashtoi kategorikisht italianët dhe spanjollët si skuadrat që priten të fitojnë trofeun më të lakmuar për klubet. “Për momentin nuk shoh ndonjë skuadër italiane ose spanjolle me këtë potencial për të fituar. Në letër, PSG është një nga favoritët e mëdhenj për titullin. Me të sapoardhurit Messi, Donnarumma, Ramos, ëijnaldum dhe Hakimi, duke përfshirë edhe Mbappe-n, kjo skuadër është e frikshme”.

60-vjeçari thekson se bavarezët mund të jenë një nga ato skuadra favorite. “Nëse Bayern kursehet nga fati i keq me dëmtimet, Bayern Munich mund të ketë fjalën e saj edhe në Europë”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjermani lothar matthaus gjermani lothar matthaus

Sondazh

Poll