Sport

“Luani me guxim dhe nderoni ngjyrat”, Zhang karikon lojtarët e Interit në prag të Championsit: Dua një skuadër

14 Shtator 2021, 14:00 Nga DOSJA
“Luani me guxim dhe nderoni ngjyrat”, Zhang karikon lojtarët e

ITALI-Presidenti i Interit, Steven Zhang donte të jepte një sinjal të fortë për të gjithë mjedisin zikaltër. Numri një i klubit mblodhi të gjithë lojtarët, trajnerin Simone Inzaghi, të gjithë stafin teknik, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio, për një fjalim motivues në prag të aventurës së re në Champions League.

Zhang përsëriti dëshirën e tij për ta mbajtur Interin konkurrues në të gjitha garat dhe qëllimin për të vazhduar me fitore. Në fund, presidenti i uroi mirëserardhje të gjithë lojtarëve të rinj që janë bashkuar me kampionët e Italisë, duke riafirmuar përgjegjësitë dhe vlerat që ata që veshin fanellën zikalter duhet të përfaqësojnë gjithmonë, në nderim të stemës së klubit dhe miliona mbështetësve në të gjithë botën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter steven zhang inter steven zhang

Sondazh

Poll