Sport

Kur do të kthehet Spinazzola? Mbrojtësi tregon kur do të bashkohet me grupin

14 Shtator 2021, 13:48 Nga DOSJA
Kur do të kthehet Spinazzola? Mbrojtësi tregon kur do të

ITALI – Leonardo Spinazzola sheh dritën në fund të tunelit. Anësori i Romës u dëmtua në ndeshjen çerekfinale të “Euro 2020” mes Belgjikës dhe Italisë më 2 korrik, duke këputur tendinën e Akilit. Ai doli nga fusha me barelë dhe në lot.

Spinazzola, për shkak të dëmtimit të keq, u detyrua të bëjë një ndalesë të gjatë. Por duket se më e keqja tani ka kaluar. I ndalur që nga fillimi i korrikut, tani mbrojtësi i majtë është afër kthimit. Vetë Spinazzola deklaroi në ‘Rai’, se do të jetë në fushë në fund të nëntorit.

“Në fund të nëntorit do të jem përsëri me grupin, kjo nuk do të thotë të luaj, por do të marr frymë me ekipin. Kjo tashmë është një gjë e mrekullueshme. Shpresoj që kjo të ndodhë, sepse gjithçka po shkon mirë, që unë të vrapoj, të marr topin dhe të gjuaj”.

28-vjeçari ka korrigjuar këputjen e tendinit të Akilit nëpërmjet një ndërhyrje kirurgjikale të kryer në Finlandë, nga Prof. Sakari Orava nga spitali “NEO” në Turku. Por në fund të nëntorit, siç u shpreh vetëm, Spinazola do të kthehet në grup dhe vetëm atëherë do të mësohet se kur ai do të shihet në një ndeshje zyrtare.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anësori i romës këputur tendinën e akilit leonardo spinazzola spinazzola deklaroi në 'rai' anësori i romës këputur tendinën e akilit leonardo spinazzola spinazzola deklaroi në 'rai'

Sondazh

Poll