Sport

Zeniti luan sot përballë Chelsea në Champions League, por e ka mëndjen të “tallet” me Juventusin

14 Shtator 2021, 13:13 Nga DOSJA
Zeniti luan sot përballë Chelsea në Champions League, por e ka

RUSI – Pavarësisht se Zeniti luan me Chelsea në këtë javë të parë të fazës së grupeve, skuadra ruse e la pasur mendjen të “tallet” me Juventusin. Skuadra italiane është në të njëjtin grup me ta, por sot luan ndaj Malmoes.

Gjithçka lidhet me momentin e vështirë të “Zonjës së Vjetër” më Serie A, ku kanë vetëm një pikë nga 3 ndeshjet e luajtura.

Në një video të publikuar në kanalet e klubit të Zenitit, shihet një lojtar i ekipit rus, duke u intervistuar, i cili pyetet nëse ka frikë nga bardhezinjtë: përgjigja i është besuar tekstit të një kënge të njohur, ndërsa imazhet kujtojnë dy humbjet e Juventusit:

“Mama said that it was ok, mama said that it gas quite al right”,– që do të thotë “Mamaja tha se gjithçka shkon mirë, mamaja tha se do të jetë e lehtë”. Fjalë që ndezin sfidën europiane dhe që Juventusi shpreson t’i pohojë në fushë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll