Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Lista Serbe takim nesër me Vuçiç në pallatin qeveritar në Serbi

14 Shtator 2021, 18:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Lista Serbe takim nesër me

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohet me kryesinë e Listës Serbe dhe kandidatët që do të garojnë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se takimi do të fillojë në orën 12:00 në ndërtesën e presidencës serbe.

Lista Serbe do të garojë në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë. Madje në një komunë, atë të Ranillugut, ajo do të jetë e vetmja parti e certifikuar.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ndërkohë që palët kanë nisur me zyrtarizimin e figurave që do të garojnë. Por këto nuk do të jenë të parat zgjedhje në kohë pandemie, pasi edhe vjet Kosova më 14 shkurt zgjodhi qeverinë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic lista serbe zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 aleksander vucic lista serbe zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll