Bota

“Unë jam një pronar i varfër dyqani, nuk kam asnjë lidhje me luftën”, talebanët e vranë kur nuk pranoi të la

14 Shtator 2021, 18:12 Nga DOSJA
“Unë jam një pronar i varfër dyqani, nuk kam asnjë

AFGANISTAN – Pamjet e një rruge në Panjshir tregojnë një burrë të veshur ushtarakisht të rrethuar nga luftëtarët talebanë. Dëgjohet një e shtënë me armë dhe ai rrëzohet në tokë.

Nuk është e qartë nëse personi i vrarë ishte anëtar i ushtrisë pasi uniformat luftarake janë të zakonshme në rajon. Në video një kalimtar këmbëngul se ai ishte civil. BBC tregon ka pasur të paktën 20 vdekje të tilla në Panjshir. Një nga viktimat ishte një pronar dyqani dhe baba i dy fëmijëve i quajtur Abdul Sami.

Burri nuk kishte pranuar të ikte kur talebanët po përparonin, duke thënë: “Unë jam vetëm një pronar i varfër dyqani dhe nuk kam asnjë lidhje me luftën“. Por ai u arrestua, i akuzuar për shitjen e kartave SIM luftëtarëve të rezistencës. Disa ditë më vonë trupi i tij u hodh pranë shtëpisë së tij. Dëshmitarët që panë trupin e tij thanë se kishte shenja torture.

Tani vëmendja po kthehet në atë që po ndodh në Panjshir, si kudo në Afganistan, me talebanët përsëri në krye. Kur talebanët hynë në luginë, ata inkurajuan banorët të vazhdonin jetën si zakonisht.

“Ata duhet të dalin, të bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme. Nëse ata janë pronarë dyqanesh mund të shkojnë në dyqanet e tyre. Nëse janë fermerë, mund të shkojnë në fermat e tyre. Ne jemi këtu për t’i mbrojtur ata, jetën e tyre dhe familjet e tyre“,tha një zëdhënës i talebanëve, Malavi Abdullah Rahamani. ”

Por në vend të kësaj, pamjet  tregojnë tregjet dikur të zëna  tashmë të braktisura. Njerëzit janë përpjekur të ikin, me radhë të gjata automjetesh që formohen nën majat e thepisura të luginës. Ka pasur paralajmërime për mungesë ushqimesh dhe ilaçesh.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet vrasin civil te pafajshem talebanet vrasin civil te pafajshem

Sondazh

Poll