Bota

Mbrojtja e Thaçit: Prokuroria po i vështirëson hetimet me redaktimet që u ka bërë aktakuzave

14 Shtator 2021, 18:16 Nga DOSJA
Mbrojtja e Thaçit: Prokuroria po i vështirëson hetimet me

HAGË- Mbrojtja e Hashim Thaçit në seancën e sotme në Hagë ka deklaruar se aktakuza përmban shumë redaktime dhe se kjo gjë po i vështirëson punën mbrojtjes për kryerjen e hetimeve. 

Gregory W.Kehoe, avokati që mbron Thaçin, ka kërkuar që prokuroria t’i dorëzojë mbrojtjes aktakuzën e paredaktuar. Sipas tij, informacionet që deri tani kanë marrë nga prokuroria nuk dinë nëse lidhen drejtpërdrejt me aktakuzën, për shkak të redaktimeve të shumta që ajo ka.

“Duke pasur parasysh ecurinë e nxjerrjeve nuk mund të ju jap një vlerësim se kur do të zhvillohet apo plotësohet një hetim. Po shqyrtojmë informacionet që pa na i jep prokuroria, po flasim edhe me përfaqësuesit e prokurorisë, por janë të vështira edhe vajtje-ardhjet në Kosovë për shkak të situatës, por ka shumë vështirësi, redaktime, pengesa, të cilat na vinë nga prokuroria, çka i ka bërë krejt të vështira hetimet tona. E ngrita çështje ne aktakuzës, i nderuari gjykatës na përmendi njoftimin për alibi, por ka paragraf pas paragrafi në aktakuzë ku thuhet që kjo ngjarje ndodhi në një vend të redaktuar, midis një date të redaktuar deri në një datë të redaktuar. Kjo aktakuzë është e mbushur plot me redaktime të tilla, kjo e bën krejt të pamundur që ne të fillojmë të mendojmë nëse klienti im, ju them ka punuar në nivel ndërkombëtar, ka qenë në ndonjë vend të Evropës dhe nuk ka qenë në fushëbetejat aty ku janë zhvilluar, por duke mos ditur datat dhe vendet është e vështirë”, ka thënë mbrojtja e Thaçit.

Gjithashtu edhe mbrojtja e Veselit, Ben Emmerson ka thënë se nuk janë të gatshëm të tregojnë shumë rreth hetimeve.

Kemi filluar në mënyrë të konsiderueshme hetimet, për aq sa kemi pasur mundësi, kemi një ekip të ngritur në Kosovë, kemi bërë vizita për të filluar procesin e identifikimit të dëshmitarëve të mundshëm nga aq sa mund të kuptojmë ne nga çështja. Nëse i nderuari gjykatës mund t’i jap urdhër prokurorisë që të dorëzojë dosjen paraprake brenda datës 31 tetor, kjo do të na ndihmonte shumë me hetimet tona paraprake”, ka thënë Emmerson.

Gjithashtu avokati i Rexhep Selimit, David Young ka thënë se nuk mund të informojnë rreth hetimeve.

“Duke pasur parasysh që është e paqartë se cilat janë provat kundër zotit Rexhep Selimi unë mund t’ju informoj sot lidhur me këto gjëra”, është shprehur mbrojtja e Selimit.

Në seancën e sotme, ndër të tjera gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 22 tetor t’i ofrojë mbrojtjes listën paraprake me dëshmitarë dhe ka caktuar 29 tetorin datë për mbajtjen e konferencës së radhës.

LAJMI KRYESOR: Të akuzuar për krime lufte! Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale, përplasje mes avokatit të Veselit dhe gjyqtarit, Prokuruoria kërkon mbrojtje për dëshmitarët (Nesër nis gjykimi për Mustafën)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ben emmerson david young gregory w. kehoe kosova ne hage rexhep selimi ben emmerson david young gregory w. kehoe kosova ne hage rexhep selimi

Sondazh

Poll