Bota

Nuk është FILM! Bosi i kartelit meksikan arratiset nga zyra e prokurorit, marinsat e nxjerrin nga qelia

14 Shtator 2021, 18:26 Nga DOSJA
Nuk është FILM! Bosi i kartelit meksikan arratiset nga zyra e

MEKSIKË– José Alfredo Hernández Campos, i quajtur edhe El Calamardo, arriti të arratisej nga zyra e prokurorit më 13 korrik, në qytetin Reynosa, vetëm pak kilometra nga kufiri me Teksasin. Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë momentin kur El Calamardo, një nga drejtuesit e degës Metro, të Kartelit të Gjirit, një prej organizatave kriminale më famëkeqe në Meksikë, ikën nga zyra me ndihmën e marinsave.

Momenti kur disa persona të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma të të Marinës Meksikane ndihmojnë një bos kokaine të dalë nga burgu është filmuar i gjithi në kamera.

Në pamjet e publikuara nga “VICE World News”, shihen personat e armatosur të veshur me uniformat e Marinës Meksikane, që futen në burg sikur të hynin në zyrat e tyre dhe dalin nga aty m liderin e kartelit. Katër prej ushtarëve që shihen në video janë realisht pjesëtarë të Marinës Meksikane, të cilët mendohet se kanë ndihmuar me uniforma dhe pajisje të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit, në mënyrë që të futeshin të gjithë bashkë dhe të shpëtonin të burgosurin.

Njëri prej marinsave shihet që hap derën e qelisë ku ndodhej Campos dhe e nxjerr që aty. Më pas largohen të gjithë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota el calamardo josé alfredo hernández campos el calamardo josé alfredo hernández campos

Sondazh

Poll