Sport

Qeveria britanike: “Ekipet e angazhuara në turnetë e UEFA-s, pa karantinë”

14 Shtator 2021, 11:54 Nga DOSJA
Qeveria britanike: “Ekipet e angazhuara në turnetë e UEFA-s, pa

ANGLI – Qeveria angleze, përmes një dispozite, ka ndryshuar protokollin shëndetësor dhe procedurat e mbërritjes në ishull vend, në funksion të garave të UEFA-s, dmth  Champions League, Europa League dhe Conferenca League.

Me këtë ndryshim, të gjithë lojtarët e ekipeve që marrin pjesë në garat e UEFA-s, do të jenë në gjendje të hyjnë në Britaninë Madhe për të marrë pjesë në një ngjarje sportive “elitare”, pa pasur nevojë të respektojnë një periudhë karantine.

Kjo është një masë, e cila kryesisht ka të bëjë me ata lojtarë që javët e fundit, falë angazhimeve të tyre me ekipet kombëtare, kanë qenë në vendet që Anglia i përcakton si ‘zonë e kuqe’.

Sipas britanikes së përditshme, ky rregull u ndryshua të hënën. Kësisj u gjet zgjidhja e disa problemeve në lidhje me udhëtimin e futbollistëve të klubeve europiane, të cilat duhet të luajnë me skuadrat britanike për eventet e UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “times” champions league conferenca league europa league garave të uefa-s një periudhë karantine qeveria angleze “times” champions league conferenca league europa league garave të uefa-s një periudhë karantine qeveria angleze

Sondazh

Poll