Bota

Vaksinimi tek fëmijët e moshave 12 deri në 15-vjeç! Mbretëria e Bashkuar jep miratimin, secili do marrë një dozë

14 Shtator 2021, 12:13 Nga DOSJA
Vaksinimi tek fëmijët e moshave 12 deri në 15-vjeç!

BRITANI E MADHE– Fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin një dozë të vaksinës, pas arsyetimit të qeverisë se kjo gjë mund të parandalojë bllokimin në dimër.

Specialistët kryesorë mjekësorë të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut rekomanduan këtë të hënë, që fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç, të marrin vetëm një dozë të vaksinës Pfizer. Këshilltarët e vaksinave nuk e rekomanduan një gjë të tillë, por me sa duket, vendimi është marrë dhe vaksinimet priten të fillojnë javën e ardhshme.

“Kam pranuar rekomandimin unaninm të specialistëve mjekësorë të Britanisë së Madhe për vaksinimin e moshave 12 deri në 15 vjec. Kjo gjë do t’i mbrojë të rinjtë nga infektimi me covid-19, do të pakësojë transmetimin e virusit në shkolla dhe do të lelojë nxënësit të ulen në klasa.” shkroi Ministri i Shëndetësisë, Sijad Javid.

 

I have accepted the unanimous recommendation from the UK Chief Medical Officers to offer vaccination to those aged 12 to 15.

This will protect young people from catching COVID-19, reduce transmission in schools and help keep pupils in the classroom.

— Sajid Javid (@sajidjavid) September 13, 2021

Shtete të tjera, përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Francën dhe Italinë, ofrojnë vaksina për fëmijët mbi 12 vjeç, por Britania ishte stepur deri tani.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britani e madhe vaksinimi tek moshat 12-15 vjec britani e madhe vaksinimi tek moshat 12-15 vjec

Sondazh

Poll