Bota

Me armë! Dy persona grabisin bankën në mes të ditës në qendër të Athinës, kërcënuan personelin, Policia nis aksionin

14 Shtator 2021, 12:04 Nga DOSJA
Me armë! Dy persona grabisin bankën në mes të ditës

GREQI– Një bankë është grabitur me kallashnikovë nga dy persona, të cilët morën një shumë parash nga arka dhe u zhdukën. Dy autorët me armë në duar hynë në bankë dhe detyruan punonjësit që t’i fusnin para brenda në një çantë. 

Grabitja ndodhi në një nga rrugët më qendrore dhe turistike të Athinës, në “Mitropoleos 53”, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Me t’u larguar grabitësit, punonjësit dhanë alarmin, duke njoftuar Policinë.

Tani kanë nisur menjëherë hetimet, ku efektivët e Policisë kanë nisur me kontrollin e kamerave të sigurisë në bankë dhe në rrugë, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Gjithashtu ende nuk dihet sesa është shuma e parave që kanë marrë në bankë dy grabitësit.

Marrë nga Protothema 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitet banka ne athine greqi grabitet banka ne athine greqi

Sondazh

Poll