Bota

Tragjike në Kaliforni! Çifti ndërron jetë nga Covid-19, lënë 5 fëmijë jetimë, mes tyre një i porsalindur

14 Shtator 2021, 11:37 Nga DOSJA
Tragjike në Kaliforni! Çifti ndërron jetë nga Covid-19,

SHBA– Daniel dhe Davy Macias, janë çifti kalifornian, të cilët humbën jetën nga covid-19 njëri pas tjetrit, duke lënë pas pesë fëmijë.

Mediat e huaja raportojnë se, Davy Macias, e cila punonte si mami, ishte 7 muajshe shtatzanë me fëmijën e saj të pestë në fillim të këtij gushti kur u shtrua në spital për shkak të infektimit me covid. Në të njëjtën kohë i infektuar ishte edhe bashkëshorti i saj.

Mjekët e ndihmuan 37-vjeçaren të sillte në jetë para kohe fëmijën e saj nëpërmjet ndërhyrjes çezariane, ndërkohë që ajo ishte në intubim. Davy vdiq para se të mund të merrte në krahë të bijën.

Bashkëshorti i saj, Daniel Macias, po trajtohej në të njëjtin spital dhe mësoi për lindjen e të bijës nga mjekët, të cilët i treguan fotografi të sajat. Ai vdiq dy javë më pas nga komplikacionet e virusit, duke lënë të sapolindurën pa prindër dhe pa emër.

Mjekët telefonuan Terry Macis, gjyshen e foshnjës për ta pyetur si do quhej mbesa e saj, por ajo u përgjigj “Do pres që tja vendosë djali im”.

Gjyshja po kujdesej gjithashtu edhe për 4 fëmijët e tjerë atë kohë, të cilëve u detyrua edhe tu shpjegonte vdekjen e prindërve.  Ajo tha se djali 8-vjeçar dhe vajza 5-vjeçare e kuptuan që prindërit e tyre ishin larguar, por nuk ishte e sigurt nëse ata e kishin kuptuar gjithashtu që prinërit nuk do të ktheheshin më.

Vajza tjetër 3-vjeçare, i kishte thënë gjyshes të enjten në mëngjes se kishte parë të atin në ëndërr teksa kthehej në shtëpi, por më vonë mësoi se ai kishte vdekur.

Çifti Macias, të cilët nuk kishin mundur të vaksinoheshin në kohë, humbën jetën në 26 gusht dhe 9 shtator, duke lënë pas 5 fëmijët e tyre nga më i vogli tre javësh e deri tek më i rrituri 8 vjeç.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cifti kalifornian vdesin nga covid cifti kalifornian vdesin nga covid

Sondazh

Poll