Bota

Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën? Zëdhënësi gjerman: Do ishte e vështirë të udhëtonte në gjashtë shtete

14 Shtator 2021, 10:21 Nga DOSJA
Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën? Zëdhënësi gjerman: Do

KOSOVË–  Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor.

Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor. ‘Gazetëa Express’ ka kontaktuar me zyrën për media të Qeverisë gjermane.

Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtwardt për Gazetën Express.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora angela merkel turi i merkel angela merkel turi i merkel

Sondazh

Poll