Politike

Rama: Sot Ballkani është një vend më i mirë falë Procesit të Berlinit. Batuta me Merkel: Tani ejani të shpërbleheni me

14 Shtator 2021, 12:45 Nga DOSJA
Rama: Sot Ballkani është një vend më i mirë falë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelaren Angela Merkel për gjithçka që ka bërë për rajonin e Ballkanit. Në konferencën e përbashkët që mbajti me tëe në Tiranë, Rama tha se  Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë para se Merkel të niste procesin e Berlinit.

Tashmë që kancelarja gjermane do të tërhiqet nga politika, Rama shtoi me humor se do të jetë më e lirë për të vizituar rajonin e për tu shpërblyer me diellin e humorin e Ballkanit, sepse sipas tij, në këtë fushë jemi para BE-së.


“Unë dua ti shpreh mirënjohje, falenderim në emër të të gjithë shqiptarëve për atë që Gjermania ka bërë për vendin tonë. Dhe atë që ajo personalisht ka bërë për rajonin. Nga ana tjetër duke e respektuar faktin që është një lider që drejton Gjermaninë prej vitesh por asnjëherë nuk ka munguar që t’i japë zemër politikës europiane. Por është gjermane, kohën e ka të shtrenjtë, oraret i ka të rëndësishme. Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë para se Merkel të niste Procesin e Berlinit. Ma ha mendja që interesi i të gjithëve është që të dëgjojmë fjalët e saj. Ishte privilegj dhe nder, që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të. Të kisha mundësinë të njihesha me të dhe të mësoja prej saj. Sipas meje, sot është një moment kur të gjithë ne jemi të vetëdijshëm qoftë për atë që ajo ka bërë, qoftë edhe për boshllëkun që ajo la. Pa Merkel, Ballkani nuk do të ishte njësoj. Pavarësisht sfidave dhe problemeve. E fundit kancelarja, tani do të jetë më e lirë dhe shpresoj që të ketë kohën dhe dëshirën që të rikthehet në Ballkan dhe Shqipëri, për të lexuar më nga afër realitetin tonë, e për tu shpërblyer me diellin e humorin e Ballkanit. Të paktën në këtë fushë jemi para BE,”- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Merkel vjen në Tiranë! Takime me Ramën dhe liderët e rajonit, kancelarja: BE të mbajë fjalën për integrimin, ‘Procesi i Berlinit’ s’ka të dytë! Rama: Jemi peng i nacionalizmave, Kosova bojkoton me teori konspiracioni “Open Ballkan”

(k.m;a.b;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel angela merkel angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel

Sondazh

Poll