Politike

‘Ditë e bukur por dhe e trishtuar’/ Konferenca me Merkel, Rama: Shprehim fjalët më mira lidhur me atë çfarë bëri për

14 Shtator 2021, 12:37 Nga DOSJA
‘Ditë e bukur por dhe e trishtuar’/ Konferenca me Merkel, Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh në nisje të fjalës së tij në konferencën me Angela Merkel se sot është një ditë e bukur por dhe e trishtuar pasi lidhet me vizitën e lamtumirës së kancelares. Kreu i qeverisë tha se shpreh fjalët më të mira për atë që Merkel ka bërë për Procesin e Berlinit. Duke vijuar më tej për këtë Proces, Rama tha se arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe e sensit të të ardhmes.


Kjo është njëkohësisht një ditë e bukur dhe e trishtuar për ne. Është e bukur sepse kemi privilegjin që të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, shqiptarëve dhe rajonit. E trishtuar se kjo është vizita e lamtumirës. Askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë sesa kancelarja gjermane. Ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është që askush nuk e ka kuptuar më mirë se sa kancelarja. Me kancelaren është gjithmonë problem sepse nuk i ka qejf fjalimet me fjalë të bukura po është e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mirë lidhur me çfarë bëri për procesin e Berlinit. Është vizion largpamës, jo thjeshtë për të kaluar një fazë për të kaluar një fazë disavjeçare por për të parë të ardhmen të gjithë së bashku. Përtej të gjitha rezultateve konkrete. Arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe e sensit të të ardhmes.‘- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Merkel vjen në Tiranë! Takime me Ramën dhe liderët e rajonit, kancelarja: BE të mbajë fjalën për integrimin, ‘Procesi i Berlinit’ s’ka të dytë! Rama: Jemi peng i nacionalizmave, Kosova bojkoton me teori konspiracioni “Open Ballkan”

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel

Sondazh

Poll