Sport

E vërteta e “çështjes” Dani Olmo, ja pse sulmuesi nuk nënshkroi me Barçën

13 Shtator 2021, 17:49 Nga DOSJA

SPANJE – 31 gushti ishte një ditë çmendurie për Barcelonën. Ishte një nga mbylljet më të ngarkuara dhe më befasuese të tregut, që përfundoi në orët e para të mëngjesit. Shumë gjëra ndodhën dhe njëra prej tyre ishte mungesa e nënshkrimit të Dani Olmo me Barcelonën, sapo u duk qartë se Antoine Griezmann do të largohej nga klubi.

Menaxherët e Barçës kontaktuan me lojtarin, i cili ishte i lumtur të kthehej në Barcelonë. Problemi nuk ishte te sulmuesin, por në Lajpcig. Klubi gjerman ishte i vetëdijshëm se kishte shumë para në tryezë, pasi Barcelona ishte e gatshme të bënte një ofertë të mirë për lojtarin. E keqja ishte se Leipzig nuk kishte kohë të gjente një zëvendësues të nivelit të lartë, brenda pak orësh nga mbyllja të tregut. Kjo iu shpjegua edhe futbollistit.

Opsion për të ardhmen? Ky është problemi. Barcelona vazhdon të dëshirojë të përfshijë sulmuesin, ose në merkaton e dimrit ose verën e ardhshme. Sidoqoftë, është shumë e vështirë të dihet se çfarë do të ndodhë në këtë pikë. Kjo, sepse klubet e tjera si Manchester United, Juventus ose Bayern, gjithashtu kanë hedhur vështrimin e tyre mbi futbollistin.

Flitet se Barcelona mund të bëjë një ofertë prej 70 milionë eurosh. Pyetja është nëse këto para do të jenë të mjaftueshme apo jo. Në atë aspekt, Leipzig është në avantazh, sepse sa më shumë kohë kalon aq më tepër rritet edhe çmimi i futbollistit rritet.

Klubi gjerman nuk ka ndërmend t’i mbyllë derën Olmos dhe do ta linte të shkonte, nëse një nga të mëdhenjtë do ta thërriste. Por me dy kushte: e para, kush prej tyre do të paguajnë një çmim tregu që tashmë dihet se është i lartë dhe e dyta, operacioni duhet mbyllur në kohë, që ata të shkojnë në treg një zëvendësues.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antoine griezmann barcelonën dani olmo juventus klubi gjerman lajpcig manchester united antoine griezmann barcelonën dani olmo juventus klubi gjerman lajpcig manchester united

Sondazh

Poll