Sport

“Një spektakël i pahijshëm”, një tjetër banderolë shfaqet në stadiumin e Juventusit, ultrasit pyesin lojtarë

13 Shtator 2021, 17:41 Nga DOSJA
“Një spektakël i pahijshëm”, një tjetër

TORINO-Pas parullave që shkaktuan polemika kur u shfaqën në stadium, në fillim të shtatorit, pas mbylljes së sesionit veror të merkatos së transferimeve, tifozët e Juventusit (ose të paktën eksponentët e njërit prej grupeve ultra të bardhezinjve) janë kthyer të shprehin kundërshtimin e tyre për menaxhimin aktual të klubit, duke shfaqur një mesazh të ri proteste.

“Spektakël i pahijshëm”. Humbja me Napolin, në javën e debutimit në Champions League dhe ndeshja e ardhshme e kampionatit me Milanin ka ndezur shpirtrat dhe protestën: që nesër, në Suedi kundër Malmoe-s, skuadra e Allegrit ka mundësinë t’i përgjigjet në fushë kritikave.

“Sezoni është një betejë: kush do ta mbështesë fanellën? Të dashur drejtues, pa tifozeri, pasion dhe sektorë bosh, ky spektakël është i pahijshëm. Juventusi jemi ne”. Një parrullë e nënshkruar nga FJR dhe i shpërndarë në Instagram nga Curva Sud Juventus 1897.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus juventus

Sondazh

Poll