Sport

Për Koeman, sfida ndaj Bayern edhe një mundësi hakmarrjeje, për humbjen e turpshme 8-2 në Lisbonë…

13 Shtator 2021, 15:27 Nga DOSJA
Për Koeman, sfida ndaj Bayern edhe një mundësi hakmarrjeje,

SPANJE – “Ne e dimë se Bayern është një ekip i madh, madje edhe me cilësi individuale dhe lojtarë me përvojë. Ka shumë interes për t’u ndeshur në këtë turne dhe ne luajmë në shtëpi. Do të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë”.

Kështu është shprehur Ronald Koenman, trajneri i Barcelonës, në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich për Champions League, e vlefshme për raundin e parë të fazës së grupeve. “Ne e dimë që kemi pasur ndryshime të rëndësishme në ekip, që kërkojnë kohë, por ne e dimë që futbolli nuk të jep kohë. Eshtë një sfidë interesante, nga e cila mund të nxjerrim përfundime të mira,”- shtoi ai.

Trajneri nuk përjashton asgjë, por nuk i vë vetes asnjë qëllim: “A do të arrijmë të fitojmë Champions League? Eshtë diçka që nuk mund të përgjigjem. Kundër Bayernit mund të bëjmë shumë, është një kundërshtar që lufton në maksimum.

Nëse ne humbim topa në hapësirat e pasme, ata mund të na bëjnë shumë dëme, sepse janë një ekip shumë i shpejtë në sulm. Eshtë e rëndësishme të kesh topin dhe ta fillosh mirë nga mbrapa, është çelësi për të marrë një rezultat të mirë nesër”.

Koeman e sheh këtë ndeshje edhe si një mundësi për t’u hakmarrë ndaj 2-8 në Lisbonë: “Ka disa lojtarë që vuajtën shumë atë natë. Ndeshja e nesërme duhet të shihet si një mundësi për ta dëmtuar Bayernin. Ne mund ta bëjmë këtë, po. Bëhet fjalë për gjetja e formulës së duhur”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern është një ekip i madh bayern munich për champions league ronald koenman trajneri i barcelones bayern është një ekip i madh bayern munich për champions league ronald koenman trajneri i barcelones

Sondazh

Poll

Sport 13 Shtator 2021, 11:02

TIRANE – Ndarja e befasishme nga jeta e fizioterapistit të kombëtares kuqezi dhe klubit të Tiranës, Ylli Mihali, ka tronditur mbarë komunitetin e futbollit shqi...