Sport

Allegri vendos, Juve në Malmoe me amerikano-jugorët, por pa Chiesën…

13 Shtator 2021, 14:35 Nga DOSJA

ITALI – Nuk ka patur ndonjë fillim kaq të keq në Serie A, por po përpiqet ta fillojë me këmbën e djathtë Champions League. Juve është duke pritur ndeshjen debutuese kundër Malmoe, duke shpresuar se do të jetë e mjaftueshme për të dhënë një sinjal pozitiv.

Në krahasim me udhëtimin drejt Napolit, trajneri toskan do të jetë në gjendje të llogarisë në kthimin e lojtarëve të Amerikës së Jugut. Sidoqoftë, do të ketë mangut Federico Chiesën, i ruajtur si një masë paraprake pas tendosjes së muskujve. Sulmuesi “azzurr” u stërvit veçantë nga grupi para se të nisej për në Suedi dhe nuk u thirr nga trajneri Allegri. Shpresa është që ai të rikuperohet për ndeshjen kundër Milanit të dielën në mbrëmje.

Ai, Dybala, Alex Sandro, Danilo, Bentancur dhe Cuadrado, të cilët janë kthyer në Itali dhe janë gati për të luajtur, duhet të ndryshojnë fytyrën e një ekipi në kërkim të identitetit të humbur, që quhet Juventus. Pothuajse u zhduk, pas lamtumirës së Cristiano Ronaldos.

Në portë do të ketë ende Szczesny, por, siç tha vetë Allegri, atij nuk do t’i jepet asnjë ultimatum edhe pas gabimeve të shumta të paguara me çmime të larta nga ekipi. Nuk u thirr për në Malmo edhe Bernardeschi, përveç Arthur dhe Kaio Jorge.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alex sandro bentancur dhe cuadrado champions league danilo dybala federico chiesën juventus malmoe alex sandro bentancur dhe cuadrado champions league danilo dybala federico chiesën juventus malmoe

Sondazh

Poll

Sport 13 Shtator 2021, 11:02

TIRANE – Ndarja e befasishme nga jeta e fizioterapistit të kombëtares kuqezi dhe klubit të Tiranës, Ylli Mihali, ka tronditur mbarë komunitetin e futbollit shqi...