Sport

Fjalët e kryeministrit Rama për Ylli Mihalin: “Humbi betejën më të rëndësishme, por le një kujtim të pashlyeshëm

13 Shtator 2021, 12:36 Nga DOSJA
Fjalët e kryeministrit Rama për Ylli Mihalin: “Humbi

TIRANE – “Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij,” – janë fjalët e kryeministrit të vendit për Ylli Mihalin, masazhatorin e ekipit tonë kombëtar. – “U kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19,” – shton Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit  

YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 13 Shtator 2021, 11:02

TIRANE – Ndarja e befasishme nga jeta e fizioterapistit të kombëtares kuqezi dhe klubit të Tiranës, Ylli Mihali, ka tronditur mbarë komunitetin e futbollit shqi...

Sport 13 Shtator 2021, 09:55

ANGLI-Tenistja 18-vjeçare nga Anglia, Emma Radacanu u shpall fituese ditën e djeshme në Grand Slam-in të US Open për femra në tenis. Në finalen nju-jorke...