Sport

Xhaka rikthehet në Angli kalon Koronavirusin por mbetet i pavaksinuar!

13 Shtator 2021, 14:34 Nga DOSJA
Xhaka rikthehet në Angli kalon Koronavirusin por mbetet i pavaksinuar!

ZVICËR – Granit Xhaka do të rikthehet në Londër sot, për t’u bashkuar me ekipin e Arsenalit, pas dy javëve karantinimi në Zvicër dhe një mali kritikash për refuzimin e vaksinës kundër Covid-19.

Për shkak të pozitivitetit ndaj Covid-19 futbollisti nga Kosova mungoi në ndeshjet e Zvicrës dhe në fitoren e parë të Arsenalit në Premierligë kundër Norwich City të shtunën.

Mesfushori i Arsenalit, doli pozitiv në testin për Covid-19 më 2 shtator dhe u karantinua menjëherë. Më pas u zbulua se ai nuk kishte pranuar ta merrte vaksinën për mbrojtje nga virusi, duke nxitur kritika të mëdha.

Adrian Arnold, shefit për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës, e bëri të ditur këtë gjë.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar. Ai është lojtar i pa vaksinuar. Eshtë zgjedhje personale për çdo lojtar, siç është për çdo person tjetër në Zvicër. Ne e kemi bërë një rekomandim që të vaksinohen të gjithë. Ai vendosi vetë të mos e bëjë. Është e drejta e tij të mos vaksinohet”, kishte thënë Arnold.

Mospranimi i Xhakës për t’u vaksinuar i bëri jehon qëndrimit të shumë shqiptarëve në Zvicrës që refuzojnë të vaksinohen, pavarësisht rrezikut që virusi përbën për shëndetin e tyre.

Madje gazeta e përditshmes zvicerane, Blick, kohë më parë iu bëri thirrje shqiptarëve të Zvicrës në gjuhën shqipe që të vaksinohen.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 13 Shtator 2021, 11:02

TIRANE – Ndarja e befasishme nga jeta e fizioterapistit të kombëtares kuqezi dhe klubit të Tiranës, Ylli Mihali, ka tronditur mbarë komunitetin e futbollit shqi...

Sport 13 Shtator 2021, 09:55

ANGLI-Tenistja 18-vjeçare nga Anglia, Emma Radacanu u shpall fituese ditën e djeshme në Grand Slam-in të US Open për femra në tenis. Në finalen nju-jorke...