Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 16-vjeçari

13 Shtator 2021, 14:46 Nga DOSJA
Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 16-vjeçari

TIRANË- Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se dy persona me iniciale E.Zh dhe A.A 16 vjeç kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre me iniciale G.R, i cili ndodhet në spital. Të dy personat janë shoqëruar në polici për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes adoleshentëve ne tirane sherr mes adoleshentëve ne tirane

Sondazh

Poll