Kërkesa e Metës, Prokuroria e Përgjithshme kthen përgjigje brenda 24 orëve: Asnjë emër i propozuar për ministër nga Ram
13 Shtator 2021, 13:47Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Presidentit Ilir Meta për dekretimin e 16 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama si anëtarë të kabinetit të Qeverisë. Në përgjigjen e kthyer brenda 24 orëve, pasi Meta kërkoi informacion mbi listën e propozuar, organi i akuzës bën me dije se asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar, nuk është nën hetim dhe nuk ka probleme me ligjin.
“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë ndaj Kreut të Shtetit.
Një ditë më parë, Meta, me anë të një shkrese zyrtare kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme t’i vinte në dispozicion çdo të dhënë në lidhje me proceset hetimore apo penalë që mund të ishin nisur për ministrat e propozuar.
Meta kërkonte që përgjigja nga PP-ja të kthehej sa më shpejt në mënyrë që Presidenti Meta të mund të shprehej për emërimet brenda shtatë ditëve, siç edhe e kërkon procedura. Tashmë pritet që Meta të marrë dhe përgjigjen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), organ të cilit i ka nisur të njëjtën shkresë. Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja u shpreh se kërkesa po shqyrtohet me përparësi.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 33 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë vënë në pranga në 2...
TIRANË– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 25-vje&c...
FIER– Prindërit e Elton Begaj Metaj, autorit të vrasjes së Sabrina Begajt kanë hedhur poshtë pretendimet e babait të viktimës, ndërsa theksuan se ata nuk ...
TIRANË- Një ditë pas rrëzimit të ashensorit në Astir, Julian Llupo, drejtori i ISHMT ka folur për mënyrën e certifikimin të këtyre pajisjeve.Gjatë intervis...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në një nga tunelet e ndërtuara në hyrje të Tiranë, ku një makinë ka përfunduar me rrota në ajër. Genc Sejko, i njohur...