Aktualitet

I dënuar për vjedhje, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, kapet dhe i riu që kërkohej për grabitje me dhunë

13 Shtator 2021, 13:21 Nga DOSJA
I dënuar për vjedhje, arrestohet 42-vjeçari në

TIRANË– Një 42-vjeçar me inicialet F.B., i dënuar për veprën penale “Vjedhja” është vënë në pranga. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 42-vjeçari, një ditë më parë, në rrugën “Imer Ndregjoni” ka vjedhur një motomjet. Ai rezulton se është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera. Bashkë me të është prangosur edhe një 22-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi me datë 12.09.2021, në rrugën “Imer Ndregjoni” ka vjedhur motomjetin në përdorim nga shtetasi F. M. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 2 vjedhjeve motomjetesh në pronësi të shtetasve E. D dhe R. M. Gjatë marrjes në pyetje ky shtetas ka pranuar autorësinë e ngjarjeve të ndodhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin R. C(M), 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll