Deklarata e fortë, eksperti Karamuço: Është identifikuar personi që takoi për herë të fundit Evgjeni Baxhon, i vijnë rr
13 Shtator 2021, 14:18Nga DOSJA
TIRANË– Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuço për vdekjen e 23-vjeçares, Evgjeni Baxho në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ tha se një muaj pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, personi që Prokuroria e kërkon është identifikuar.
“Ka 4 muaj mjekësia ligjore që nuk jep dot përgjigje. Është për të ardhur shumë keq. Fakti që mbetet e hapur kjo media është meritë e medias se e dinë që ka debat të madh. Italia ka skuadra anti sekte që para 20 vitesh. Personi që po kërkon Prokuroria ka shumë kohë që është identifikuar. Një muaj pasi ka ndodhur ngjarja është identifikuar, por nuk bëjnë dot lidhjen shkakësore që nuk parashikohet në ligjet tona. Provë direkte nuk kanë.
Kush ka hyrë dhe dalë i fundit në shtëpi, kush ka folur i fundit me këtë e dinë, por i vijnë rrotull dosjes se nuk kanë prova. Është krizë ligjore dhe profesionale. Janë shumë grupe që operojnë në Shqipëri, janë të lidhur me të huaj ose jo. Janë grupe okulte me pasoja kriminale në rrezik të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, tha Karamuço.
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Presidentit Ilir Meta për dekretimin e 16 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama si an...
TIRANË– 33 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë vënë në pranga në 2...
TIRANË– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 25-vje&c...
FIER– Prindërit e Elton Begaj Metaj, autorit të vrasjes së Sabrina Begajt kanë hedhur poshtë pretendimet e babait të viktimës, ndërsa theksuan se ata nuk ...
TIRANË- Një ditë pas rrëzimit të ashensorit në Astir, Julian Llupo, drejtori i ISHMT ka folur për mënyrën e certifikimin të këtyre pajisjeve.Gjatë intervis...