Aktualitet

Dhunë ndaj grave, të dehur në timon dhe vjedhje, arrestohen gjashtë persona brenda 24 orëve, kapet dhe 22-vjeçarja që pë

13 Shtator 2021, 13:23 Nga DOSJA
Dhunë ndaj grave, të dehur në timon dhe vjedhje, arrestohen

TIRANË– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 25-vjeçar me inicialet Sh.R., sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses dhe L. L., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. H. A., 58 vjeç është prangosur pasi në fshatin Gosë, ka vjedhur prodhime bujqësore në pronën e shtetasit P. D. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. P., 40 vjeç, R. S., 35 vjeç dhe A. B., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Një 22-vjeçare është arrestuar pasi ka përplasur një këmbësore me makinë.

Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. R., 25 vjeç, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses. Specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 58 vjeç, pasi në fshatin Gosë, ka vjedhur prodhime bujqësore në pronën e shtetasit P. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. P., 40 vjeç, R. S., 35 vjeç dhe A. B., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A. M., 22 vjeçe, pasi ka aksidentuar këmbësoren V. Ll., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll