Aktualitet

Grabiti me armë zjarri një shumë parash në një dyqan, kapet 19-vjeçari

13 Shtator 2021, 13:18 Nga DOSJA
Grabiti me armë zjarri një shumë parash në një dyqan,

SHKODËR– Një 19-vjeçar me inicialet D. Sh., banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me armë në bashkëpunim. Sipas njoftimit të policisë, i riu në bashkëpunim me një 18-vjeçar me inicialet A. C., banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e gruas me inicialet Y. C..

Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin Drisht, ku dy shtetas vodhën nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C. Si rezultat i veprimeve hetimore, më datë 06.09.2021 u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu, mëngjesin e sotëm është kapur dhe ndaluar autori tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, shtetasi: D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.  Këta shtetas dyshohen se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19-vjecari ne shkoder arrestohet 19-vjecari ne shkoder

Sondazh

Poll