Politike

Basha e përjashtoi, Berisha nuk bën hapa pas, poston videon me demokratin që gris teserën: Mos u largoni nga PD-ja, të hedh

12 Shtator 2021, 16:10 Nga DOSJA
Basha e përjashtoi, Berisha nuk bën hapa pas, poston videon me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha po tregon çdo herë e më shumë se nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas përsa i përket luftës që i ka shpallur kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Berisha ka postuar një video ku dëgjohen fjalët e Bashës në momentin që bëri publik përjashtimin e Berishës pas shpalljes non-grata të këtij të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sapo Basha mbaron fjalën, shihet një democrat që gris teserën e PD-së, por Berisha ka një tjetër kërkesë. Ai shkruan krah videos se askush nuk duhet të largohet nga Partia Demokratike, por që vendimi i marrë nga Basha duhet hedhur në ‘plehra’

“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb”- shkruan Berisha krah videos.

Edhe në statusin kur përkujtoi Azem Hajdarin në 23-vjetorin e vrasjes së tij, Berisha nuk i ndaloi sulmet ndaj Bashës, të cilin e quajti një vegël mjerane në krye të PD-së që i shërben kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para futjes në Kuvend, njoftoi se me një vendim të tijin ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, pas shpalljes së tij non-grata. Ish-kryeministri Sali Berisha e kundërshtoi këtë vendim dhe e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD-së në duart e kryeministrit Rama.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll