Bota

U ekzekutua teksa pinte kafe, dalin detaje të reja nga vrasja në Gjilan, 3 persona të dyshuar në pranga

13 Shtator 2021, 08:39 Nga DOSJA
U ekzekutua teksa pinte kafe, dalin detaje të reja nga vrasja në

KOSOVË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e një 50 vjeçari mbrëmë në Gjilan të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:45.

Është raportuar se nga të dyshuarit ka pasur të shtëna me armë zjarri si pasoj e të cilave një person ka mbetur i vrarë. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete”, thotë policia.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se tre persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në këtë njoftim.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vrasje ne gjilan vrasje ne gjilan

Sondazh

Poll