Bota

Zgjedhjet në pandemi, Vjosa Osmani pret në takim krerët e partive, nuk ndryshon data, Presidentja: Nuk jam dakord me këtë v

13 Shtator 2021, 07:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet në pandemi, Vjosa Osmani pret në takim krerët e

PRISHTINË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka patur një takim me krerët e partive politike për të diskutuar në lidhje me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend. Në takim morën pjesë VV, PDK, AAK, LDK-ja dhe disa parti të tjera, për të biseduar mbi shtyrjen e datës së zgjedhjeve, gjë që u refuzua nga krerët e partive të mëdha në vend, përveç Albin Kurtit, i cili ishte për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Presidentja pas mbarimit të takimit me krerët e Partivë, u shpreh se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshohet. Osmani tha se ajo vetë nuk është dakord me këtë vendim dhe se i bashkohet kërkesës së IKSHPK-së dhe VV-së për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, për shkak të situtatës së rënduar epidemiologjike në vend.

Si opsion për të mos rënduar situatën me COVID në Kosovë, tri partitë opozitare kanë kërkuar që fushata elektorale për zgjedhjet në komuna të shkurtohet. Ato kanë rekomenduar të që të fushata elektorale të mbahet vetëm për 5 ditë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë vlerësimin në lidhje me ndikimin e procesit zgjedhor në gjendjen epidemiologjike në vend, përmes një letre drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit. Në këtë letër drejtuar Presidencës, Task Forca e IKSHPK-së rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të prezencës së variantit Delta në Kosovë. 

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ndërkohë që palët kanë nisur me zyrtarizimin e figurave që do të garojnë. Por këto nuk do të jenë të parat zgjedhje në kohë pandemie, pasi edhe vjet Kosova më 14 shkurt zgjodhi qeverinë.

(I.A;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ikshpk kosove vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 ikshpk kosove vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll