Bota

Me rreze 1500 km! Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re, shqetësime tek fqinjët

13 Shtator 2021, 06:18 Nga DOSJA
Me rreze 1500 km! Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë

PYONGYANG– Koreja e Veriut ka kryer teste të suksesshme të një rakete të re me rreze të gjatë fluturimi gjatë fundjavës. Lajmi u konfirmua nga media shtetërore KCNA, e cila konfirmoi se raketat janë “një armë strategjike me rëndësi të madhe” dhe se ajo e testuara kishte forcë fluturimi deri në 1.500 km (930 milje) deri në momentin që godisnin objektivin e tyre.

Ndërkohë që lajmi nuk u prit shumë mirë duke shkaktuar menjëherë reagime nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, të cilët thanë se testet e raketave përbënin “kërcënime” për fqinjët e vendit dhe më gjerë.

“Ky aktivitet nxjerr në pah fokusin e vazhdueshëm [të Koresë së Veriut] në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe kërcënimet që paraqet për fqinjët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar,“-tha komanda amerikane e Indo-Paqësorit. Po ashtu edhe sekretari kryesor i kabinetit japonez Katsunobu Kato tha se qeveria ishte “e shqetësuar” nga raportet dhe do të vazhdonte të punonte ngushtë me SHBA dhe Korenë e Jugut për të monitoruar situatën.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota korea e veriut raketa ne kore korea e veriut raketa ne kore

Sondazh

Poll