Bota

‘S’kemi çka fshehim’ Albin Kurti deklarohet pro hapjes së arkivave të UÇK-së

13 Shtator 2021, 08:22 Nga DOSJA
‘S’kemi çka fshehim’ Albin Kurti deklarohet pro hapjes

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahur idenë që të hapen arkivat e UÇK-së.

Kurti u shpreh se me hapjen e arkivave të UÇK-së do të ndihmohej të gjendeshin të pagjeturit.

Ne i kemi arkivat e shtetit tonë të cilat i përfshijnë ato gjatë luftës të UÇK-së dhe ne jeni shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd sepse vrasjet e varrosjet e masakrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serb por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuara, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, tha ai.

Kurti ka thënë se shteti i Kosovës nuk ka çfarë të fsheh, pasi sipas tij, nga përfundimi i luftës, Kosova ka qenë nën administrimin e ndërkombëtarëve.

Kosova siç e dini që nga viti 1999 e këndej, kemi qenë nën administrim ndërkombëtar, pra vend më transparent e më të hapur se Kosova nuk ka, e ajo që duhet të hapet është Serbia, sepse në katër luftëra që Serbia i ka bërë, gjenocidi që i ka bërë në Bosnjë e Kosovë, duhet të zbardhet e vërteta, që të dihen urdhërdhënësit”, tha Kurti.

Deklarata e Kurtit pason atë të zv kryeministrit Besnik Bislimi i cili njëkohësisht është edhe kryenegociator i dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë takimi dy ditor me homologun e tij, Petar Petkoviç në Bruksel Bislimi u shpreh se ka rënë dakord që të hapen arkivat e UÇK-së, lajm që trazoi jo pak ujërat në Kosovë. Arkivat e UÇK-së në thelb janë të dhëna dhe letërkëmbime të mbledhura gjatë luftës, por shumë ish-veteranë lufte shprehen se UÇK-ja si njesi guerile që ishte nuk ka dokumentacione.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti arkivat e uçk albin kurti arkivat e uçk

Sondazh

Poll