Bota

Të gjithë sytë nga xhaketa e Merkel sot, gjithçka varet nga ajo që ajo vesh! Asnjë burri shteti nuk i pëlqen kur kancelar

13 Shtator 2021, 08:03 Nga DOSJA

BEOGRAD– Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mbërrijë sot pasdite në Serbi, por të gjithë do t’i kenë sytë nga veshja e saj, nga e cila do të kuptohet edhe toni i përmbajtjes së fjalëve të saj. 

Merkel është gjithmonë e veshur njësoj; pantallona të thjeshta, një xhaketë me tre kopsa, një gjerdan dhe këpucë të sheshta. Madje dhe stilisti i famshëm i modës Karl Lagerfield e përshkroi stilin e saj si “ok”.

Por Merkel ndryshon vetëm ngjyrat e xhaketës, varësisht se ku shkon, kë takon atë ditë dhe për çfarë do të flasë. Ngjyra vjollcë është për takime më pak formale, aty ku nuk ka shumë vështirësi.

Merkel shpesh vesh rroba në të kuqe dhe të verdhë për raste “të brendshme”, domethënë kur është në Gjermani.

Bezhë dhe të bardhë vesh kur dëshiron të dërgojë një mesazh paqeje…

Blu kur duhet të duket serioze, por jo e rreptë si mund të ngjajë në të zezë.

Ndërsa jeshilja është ngjyra e optimizmit, por edhe qetësia, ekuilibri.

Kur Anxhela vishet me të zeza, vendi pritës nuk e ka punën mirë. Të paktën kështu ka provuar karriera e saj 16-vjeçare si kancelare. 

LAJMI KRYESOR: Nis turi, nesër në Shqipëri! Merkel sot në Serbi, pasdite takime me presidentin Vuçiç, zyrtarët parashikojnë: Kosova temë e pandarë. Ja ‘kryefjala’ e takimit edhe në Tiranë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni angela merkel merkel ne serbi turi i merkel angela merkel merkel ne serbi turi i merkel

Sondazh

Poll