Bota

Italia heton rrëmbimin e 6-vjeçarit që i mbijetoi aksidentit me makinë, i vogli u mori në Izrael nga familja e nënës

13 Shtator 2021, 08:24 Nga DOSJA
Italia heton rrëmbimin e 6-vjeçarit që i mbijetoi aksidentit me

ITALI-  Pas tragjedisë që ndodhi në Itali, nga ku mbijetoi vetëm një djalë gjashtë vjeçar, Prokuroria ka nisur hetimet. Djali i mitur, Eitan Biran, i vetmi i mbijetuar nga tragjedia ku humbën jetën 14 persona, është marrë nga gjyshi i tij, nga ana e mamasë dhe është dërguar në Izrael.

Gjyshi i tij dyshohet që e ka çuar kundër dëshirës së anëtarëve të tjerë të familjes. Në lidhje me këtë rast, Prokurorët italianë kanë nisur hetimet, pasi familjarët e tij nga ana e babait, pretendojnë se 6-vjeçari është dërguar në Izrael pa miratimin e tyre, të cilët pas tragjedisë gëzonin kujdestarinë e tij.

Eitan, prindërit e të cilit ishin shtetas izraelitë banues në Itali, kishte jetuar me tezen e tij në Pavia para rrëmbimit të tij. Gali Peleg, tezja e nënës së Eitan në Tel Aviv, muajin e kaluar filloi një proces birësimi, me avokatin e saj duke pretenduar se fëmija po mbahej peng.

Ajo deklaroi për radio Izraelit 103FM , “Ne nuk e rrëmbyem Eitanin dhe nuk do ta përdorim atë fjalë. Ne e kthyem Eitanin në shtëpi. Na u desh ta bënim pasi nuk morëm asnjë informacion mbi shëndetin ose gjendjen e tij mendore. Nëse gjyqtari nuk do të kishte caktuar takime [me fëmijën], ne nuk do ta kishim parë atë. “

Sipas raporteve në shtypin italian, Peleg e nxori fëmijën të shtunën në mëngjes, por nuk e solli atë në shtëpi deri në orën 18:30 siç ishte rënë dakord. Burimet diplomatike më vonë konfirmuan mbërritjen e tyre në Izrael.

Armando Simbari, avokati përfaqësues i tezes së të miturit, në lidhje me këtë çështje tha se lajmet janë shqetësuese për të gjithë dhe krijojnë shumë shqetësime. Sipas tij, Eitan u rrëmbye nga familja me të cilën u rrit dhe nga mjekët që ende trajtonin traumat e tij.

Pasi u ngrit alarmi për zhdukjen e tij, policia italiane zbuloi se Eitan ishte larguar nga Italia në bordin e një avioni privat me gjyshin e tij, i cili posedonte pasaportën izraelite të të miturit. Burimet diplomatike më vonë konfirmuan edhe mbërritjen e tyre në Izrael.

(fl;mu/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota eitan biran eitan biran

Sondazh

Poll