Politike

GABIMI i Berishës! Përkujtoi Azem Hajdarin me foton krah Bashës, por e fshiu me urgjencë, komentuesve s’u shpëton detaji:

12 Shtator 2021, 14:05 Nga DOSJA
GABIMI i Berishës! Përkujtoi Azem Hajdarin me foton krah Bashës,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të përkujtojë Azem Hajdarin në 23-vjetorin e vrasjes së tij, me një thirrje drejtuar demokratëve për tu ngritur kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha. Ajo që ra në sy është se fillimisht, Berisha postoi një foto nga homazhet e mbajtura për ndjerin Hajdari në vitin 2017 në Bajram Curri ku pas tij shihej kryedemokrati Lulzim Basha.

Brenda pak sekondave, fotoja me kryedemokratin u fshi dhe në këtë postim u vendos një tjetër imazh. Sali Berisha shihet që pozon krah bashkëshortes së tij, Lirie Berisha në të njëjtën ditë në Bajram Curri. Këtë gjë e kanë pikasur edhe komentuesit.

“Tek fotoja e parë ke Lulin, retushoje (fshije) direkt,”- shkruan dikush.

Siç duket, Berisha ia ka dëgjuar këshillen, por ajo që nuk ka ndryshuar është mesazhi që kërkonte të jepte për demokratët.

“Sot demokratet dhe demokratët frymezohen me shume se kurre me pare nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit per tu ngritur dhe flakur sa me pare ne koshin e plehrave te historise, rregjimin e kakistokracise dhe tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe vegles te tij mjerane ne krye te PD,”- shkruante Berisha ndër të tjera.

Zografi Bis është termi që ish-lideri i bluve përdor për të identifikuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa ‘vegla kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para futjes në Kuvend, njoftoi se me një vendim të tijin ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, pas shpalljes së tij non-grata. Ish-kryeministri Sali Berisha e kundërshtoi këtë vendim dhe e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD-së në duart e kryeministrit Rama.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 23 vite nga vdekja e azem hajdarit azem hajdari lulzim basha sali berisha 23 vite nga vdekja e azem hajdarit azem hajdari lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 12 Shtator 2021, 07:19

POGRADEC– Ambasadorja e SHBA Yuri Kim duket se ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar fundjavën. Pas bredetit në jug të Shqipërisë e eksplorimeve në male, ambasad...