Aktualitet

Gjithmonë gati për çështjen e kampit të ferrit! Gazetari “shpërthen” ndaj televizioneve: I kam ndihmuar gjithm

13 Shtator 2021, 05:53 Nga DOSJA
Gjithmonë gati për çështjen e kampit të ferrit!

SHKODËR– Gazetari i njohur Taulant Koplikaj nuk e ka përmbajtur indinjatën ndaj televizioneve shqiptare. Në një postim në rrjetin e tij social, ai sqaron se edhe pse ka ndihmuar gjithmonë me informacione e të dhëna ekskluzive, sërish mediat me të cilat ka bashkëpunuar nuk i kanë pasqyruar një aktivitet të tijin, për të cilin shprehej kishte shpenzuar shumë kohë e para. Sipas tij, njëherë që “ra” në dorën televizioneve, ato e bojkotuan masivisht.

Bojkot masiv. Jo se kam ndonje gje me ta. Aq dijne. Thjeshte nje vezhgim reciprociteti i munguar. Nejse. Sezon te mbare. Faleminderes atyre (shume pak) qe e pasqyruan kete aktivitet,”-shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Ne disa raste ftesash nga TV e kryeqytetit, kryesisht ne lidhje skype, por edhe ne studio kur shkoja ne Tirane, kam dhene nje gatishmeri absolute. Ne ore te papershtatshme, ne udhetim duke u ndalur per t’i dale sa me mire puna atyre, ne momente kur vete po punoja. Shkurt, gjithmone. Vajzat e djemte e ketyre redaksive, shume nga te cilet jane miq ketu ne fb, jane deshmitare te kesaj gatishmerie jo vetem sa here riaktivizohej çeshtja e Sirise, por edhe per tema te tjera qe me perkisnin.

Jo vetem kaq. I kam furnizuar me material ekskluziv te fresket nga Siria. GRATIS. I kam pritur ne Milano duke i ndihmuar per te realizuar pune te shkelqyera. GRATIS. Ekskluzive mesazhet e nje ambasadori. GRATIS. E tjere, e tjere. Prape gratis! Sa here telefoni im binte nga redaksite e Tiranes, nuk kam refuzuar qofte edhe nje te vetem. E vendos veten ne vendin e tyre. Pardje, per here te pare “rashe” ne doren e ketyre televizioneve. Per te pasqyruar nje aktivitet timin. Nje iniciative personale qe me ka kushtuar shume kohe, mund e shpenzime. Pata kenaqesine ta ndaj punen time me nje grup te konsiderueshem miqsh e kolegesh. Salla e kinema Millennium ne Shkoder me beri te ndjehem me mire se kurre. Prita thjeshte nje raportim nga ata qe paguhen per ate pune ne terren.

Bojkot masiv. Jo se kam ndonje gje me ta. Aq dijne. Thjeshte nje vezhgim reciprociteti i munguar. Nejse. Sezon te mbare. Faleminderes atyre (shume pak) qe e pasqyruan kete aktivitet.

Gazetari është bërë i njohur për publikun shqiptar gjatë transmetimit të rastit të Alvin Berishës, i mituri shqiptar në kampin e Sirisë, pasi ishte pjesë e ekipit të emisionit “Le Iene”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder taulant kopliku shkoder taulant kopliku

Sondazh

Poll