Bota

Nis turi, nesër në Shqipëri! Merkel në Serbi, pritet nga Vuçiç me dhurata, kancelarja: Beogradi të zgjidh dialogun me Kos

13 Shtator 2021, 05:33 Nga DOSJA
Nis turi, nesër në Shqipëri! Merkel në Serbi, pritet nga

BEOGRAD– Kancelarja Angela Merkel e ka përfunduar turin e saj të takimeve në Serbi ditën e sotme. Merkel, e cila po bën turin e saj të lamtumirës si kancelare në Ballkanin Perëndimor, ka vizituar ditën e sotme Serbinë, ku është takuar me krerët e shtetit dhe zyrtare të shumtë, para se në niset për në Shqipëri ditën e nesërme. 

Teksa zbriti nga avioni, Merkel u prit nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me një buqetë me lule, ndërkohë që gjestet e Vuçiç për të marrë përzemërsinë e Merkel, nuk përfunduan këtu, pasi ai i dhuroi asaj një qilim, si dhe në një postim në Instagram, u shpreh se falë prezencës së saj, Beogradi duket më i bukur ditën e sotme.

Pas përfundimit të takimit ‘ballë për ballë’ në Pallatin e Serbisë, ata mbajtën një deklaratë të përbashkët. Merkel në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e zgjedhjes së dialogut me Kosovës, për Serbinë në anëtarësimin e saj në BE, ndërkohë që shtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rrugë të gjatë për të bërë. 

Nga ana tjetër, Vuçiç edhe gjatë fjalimit vazhdoi me përpjekjet e tij për “t’i bërë qefin” kancelares, duke shtuar se Serbia nuk do ishte këtu ku është pa ndihmën që Gjermania dhe Merkel vetë i kanë dhënë vendit, ndërkohë që për dialogun me Kosovën, Vuçiç tha se duhet të arrihet në një kompromis dhe jo në marrëveshje shkatërruese për Serbinë.  

Pas përfundimit të takimeve në Serbi, kancelarja Merkel do të niset për të ardhur në Shqipëri, ku edhe do të zhvillojë takime me zyrtarë shqiptarë, ndërsa do të darkojë privatisht me të gjithë liderët e rajonit. Përveç me ata të Serbisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni merkel ne serbi turi i merkel merkel ne serbi turi i merkel

Sondazh

Poll