Politike

“Do të doja të qëlloja me molotov”, Rama: Po qeshja me Taulantin, e kuptoni si janë katandisur

6 Qershor 2019, 16:30 Nga DOSJA
“Do të doja të qëlloja me molotov”, Rama: Po qeshja

CËRRIK- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, të bërë në një emision televiziv, ku ndër të tjera shprehej “Do të kisha edhe unë dëshirë për të gjuajtur me molotov”. (Lexo këtu)

Sipas kryeministrit, kjo deklaratë është provë e katandisjes së opozitës si mos më keq, ndërsa sfidoi qytetarët me premtimin se gjatë udhëheqjes socialiste, Shkodra do të ndryshojë pamje.

“Po qeshja me Taulantin rrugës se pamë një deklartatë që fliste për motolovin. Si mund të flasë kështu një kryetar bashkie? 30 vjet shkodrën e kanë pasur vetëm ata. Shikoni Vlorën. Mos e humbni rastin ta shihni Shkodrën tani dhe do ta shikoni siç do të jetë më vonë. Në vend t’i bëjnë hymn progresit, i bën hymn molotovit. E kuptoni se në çfarë derexheje janë katandisur ata”, – tha Rama.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites voltana ademi edi rama protesta e opozites voltana ademi

Sondazh

Poll