Bota

Çiftit suedez i ndalohet ti vënë emrin djalit të tyre ‘Vladimir Putin’, sipas ligjit vendas emri i parë nuk duhet të j

12 Shtator 2021, 18:15 Nga DOSJA
Çiftit suedez i ndalohet ti vënë emrin djalit të tyre

SUEDI- Dy prindër suedezë të cilët kishin shpresuar ta quanin djalin e tyre si presidenti rus, Vladimir Putin u është ndaluar kjo gjë.

Sipas ligjit suedez, prindërit e rinj duhet të paraqesin kërkesën e tyre për të emëruar fëmijën e tyre, por emra të caktuar mund të ndalohen nëse konsiderohen se shkaktojnë fyerje ose “shqetësim për bartësin”. Megjithatë, arsyetimi i agjencisë  nuk është zbuluar në këtë rast, siaps medias vendase SR.

Sipas rregullave, emrat e parë nuk duhet të jenë ofendues ose të shkaktojnë siklet për atë që i përdor, ata gjithashtu nuk lejohen të ngjajnë me mbiemrat. Ai gjithashtu përfshin emra të cilët për disa arsye të dukshme nuk janë të përshtatshme si emër i parë.

Çifti që jeton në qytetin Laholm, në Suedinë jugore, është detyruar që të kërkojë një emër tjetër për djalin. Prindërit tani duhet të bëjnë një kërkesë të dytë për një emër tjetër për djalin e tyre të porsalindur. Incidenti nuk është i pari i këtij lloji. Në të kaluarën, agjencia suedeze e taksave ka ndaluar emrat, duke përfshirë Allah, Ford, Michael Jackson, Pilsner, Q dhe Token.

Sidoqoftë, jo çdo çift i nënshtrohet ligjit. Në vitin 2017, prindërve të një vajze u rrëzua me sukses një vendim pasi agjencia tatimore refuzoi emrin Metallica. Në një rast tjetër, prindërit e quajtën djalin e tyre sipas motorit të kërkimit Google.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cifti suedez vladimir putin cifti suedez vladimir putin

Sondazh

Poll