Bota

I mbijetuan zjarrit tragjik në Tetovë, stabilizohet gjendja e 12 pacientëve, janë jashtë rrezikut për jetën

12 Shtator 2021, 15:45 Nga DOSJA
I mbijetuan zjarrit tragjik në Tetovë, stabilizohet gjendja e 12

MAQEDONI E VERIUT– 12 pacientët që u plagosën nga ngjarja tragjike në Ttovë ku spitali që u përfshi nga flakët u mori jetën 14 personave, janë jashtë rrezikut për jetën. Infermierja Hanife Demiri ka rrëfyer për mediat lokale se gjendja shëndetësore e dymbëdhjetë pacientëve që shpëtuan nga zjarri që përfshiu spitalin modular në Tetovë është e stabilizuar.

Ajo tha se të plagosurit nuk kanë pësuar dëme të mëdha dhe se po kurohen nga Covid-19 në spitalin e Shkupit.

“Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga kovidi që shërohen domethenë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, tha ajo.

14 persona, pacientë që po trajtoheshin në spitalin modulor në Tetovë dhe mjekë në krye të detyrës, humbën jetën pasi kontejneri u përfshi nga flakët. Vetë, 12 nga 26 persona i mbijetuan tragjedisë së rëndë që ende nuk ka një fajtor. Paraprakisht u raportua se shkak për zjarrin është bëtë rrjedhja e oksigjenit, por mediat bëjnë përgjegjëse autoritetet që sipas tyre nuk kanë reaguar edhe spitali në fjalë kishte shfaqur defekte shumë herë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hanife demiri tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves hanife demiri tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves

Sondazh

Poll