Bota

Shkoi të blinte birrë në supermarket komplet i zhveshur, prokurori polak rrezikon shkarkimin nga detyra

12 Shtator 2021, 16:58 Nga DOSJA
Shkoi të blinte birrë në supermarket komplet i zhveshur,

POLONI – Prokurori 38-vjeçar u pa të enjten  teksa shkonte në supermaket në qytetin Swidnica në Poloninë jugperëndimore, ku punon si prokuror i rrethit.

Në një fotografi, prokurori i cili është identifikuar si Maciej W.  shihet duke ecur drejt arkës së dyqanit duke mbajtur  një kuti me katër pako birre. Një tjetër foto e tregon atë nga pas me sa duket duke paguar për alkoolin.

Fotot e tjera më pas tregojnë prokurorin, i cili u emërua në zyrën e prokurorit të rrethit në vitin 2016, duke u endur nëpër rrugë teksa ecën drejt një parku.

Ai ka kërkuar falje me justifikimin që ka qënë i dehur, por pritet ende masa që do të merret për rastin e tij.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota prokurori i dehur shkon nudo ne supermarket prokurori i dehur shkon nudo ne supermarket

Sondazh

Poll