Bota

Kush i fshehu në thellësitë e liqenit? Procesi i pastrimit zbulon kasaforta, armë dhe pushkë në Belgjikë, nisin hetimet

12 Shtator 2021, 17:11 Nga DOSJA
Kush i fshehu në thellësitë e liqenit? Procesi i pastrimit zbulon

BELGJIKË– 12 kasaforta, katër armë zjarri dhë një pushkë janë gjetur në thellësitë e një liqeni në Belgjikë që tashmë po konsiderohet një ‘fshehës’ sendesh. Mësohet se gjatë një procesi pastrami rutinë, 30 zhytës kanë zbuluar armët dhe kasafortat në zonën e liqenit përballë Place Flasse, në komunën Ixel në Bruksel.

Madje, në thellësitë e ujërave janë gjetur edhe biçikleta. Sipas kreut të pastrimit publik, Nabil Mesaudi, këto sende u gjetqën mes gjashtë tonë mbeturina që u nxorrën nga uji.

Liqeni është afër shumë restoranteve e hoteleve dhe hetimet kanë nisur për të zbuluar poseduesit e armëve. Përmes tyre mund të zbardhen edhe ngjarje kriminale, autorët e të cilëve kanë gjetur liqenin si vendin e duhur për të fshehur gjurmët, por që siç duket nuk po rezulton i tillë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arme ne liqen belgjike arme ne liqen belgjike

Sondazh

Poll