Tornadoja shkatërron ishullin e vogël italian, humbin jetën dy persona, plagosen nëntë të tjerë
12 Shtator 2021, 14:57Nga DOSJA
ITALI– Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një tornado që goditi ishullin e vogël italian, Pantelleria, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar. Ansa.it shkruan se për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan duke sjellë kështu dëme të mëdha në këtë vend që frekuentohet nga shumë pushues.
Të dy personat që humbën jetën ishin në një makinë, e cila fluturoi në ajër si pasojë e erës së fortë dhe ra mbi çatinë e një shtëpie. Për pasojë një 86-vjeçar dhe një tjetër person për të cilin nuk dihen detaje, mbetën të pajetë.
Të plagosur kanë mbetur nëntë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën. Kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo, tha se ka edhe persona t zhdukur, por ende nuk është bërë një bilanc.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
AFGANISTAN- Talebanët kanë njoftuar se gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë në universitet vetëm në klasa të ndara sipas gjinisë dhe veshja islame do ...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje online dhe ka marrë një vendim në lidhje me masat e reja anti-Covid pas shtimit të rasteve dhe numr...
SHBA-FBI-ja ka publikuar dokumentin e parë në lidhje me hetimin e tij të sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe pretendimet për mbështetjen e q...
AFGANISTAN– Njëzet vjet pas sulmit të tmerrshëm terrorist në SHBA, lideri i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri, për të cilin u tha se ka vdekur, u shfaq në një video ...
KOSOVË- Sërish bilanc negativ në Kosovë ku në 24 orët e fundit 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.Sipas njoftimit të Minitrisë...
ITALI – Patrizio Bianchi, Ministri italian i arsimit ka thënë në Ditën e Unitetit Kombëtar në Bolonjë se qeveria italiane do i përmbahet angazhimit të saj për...
SHBA – Fqinjët e zhurmshëm mund të kthehen në një fenomen mjaft bezdisës dhe shpesh nuk dimë çfarë zgjidhje t’i japim këtij problemi.Mesa duket Mav dhe M...