Bota

Në prag të valës së katër, Greqia ashpërson masat anti-Covid, duke filluar nga nesër çdo person i pavaksinuar duhet të

12 Shtator 2021, 16:10 Nga DOSJA
Në prag të valës së katër, Greqia ashpërson masat

GREQI- Një paketë e re e masave të kombinuara, e cila do të jetë e vlefshme deri më 31 mars 2022, përfshin rregullat për qytetarët e pavaksinuar dhe të vaksinuar në Greqi.

Vendimi i publikuar sot në faqen zyrtare titullohet “Masat emergjente për të mbrojtur shëndetin publik nga rreziku i përhapjes së mëtejshme të koronavirusit COVID-19 në të gjithë vendin” dhe hyn në fuqi të hënën, 13 shtator 2021 në orën 06:00 deri të hënën, 20 shtator 2021 në 06:00.

Sipas Protothemës, masat e reja artikulohen në tre nivele, pra masat parashikohen vetëm për të vaksinuarit, vetëm për të pa vaksinuarit, por edhe për rastet e bashkëjetesës së tyre në ambiente të mbyllura, si restorante, palestra, vende kulturore dhe sportive, por edhe transport publik.

‘Bileta’ për hyrje të lirë kudo është certifikata e vaksinimit, ndërsa aksesueshmëria sigurohet për të pavaksinuarit, duke kryer një test tëshpejtë, me një çmim tavan prej 10 eurosh, sipas protokolleve të reja, të cilat janë aktivizuar nga e hëna.

Ndër masat kryesore është edhe përdorimi i maskës në ambjente të brendshme, për çdo punonjës të arsimit dhe student, për çdo ushëtar brenda Greqisë nëse nuk janë të vaksinuar duhet të paraqesin dy teste të shpejta brenda javës të cilat kushtojnë 10 euro secila.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne gr masat anti covid ne greqi koronavirusi ne gr masat anti covid ne greqi

Sondazh

Poll