Sport

VIDEO/ Leao fluturon, Ibra ulërin: Milan “pushton” Lazion dhe fluturon në klasifikim

12 Shtator 2021, 18:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Leao fluturon, Ibra ulërin: Milan “pushton” Lazion dhe

ITALI– Milan bind dhe fiton ndaj Lazios. Në “San Siro” kuqezinjtë drejtuar nga Stefano Pioli fitojnë 2-0 ndaj një kundërshtari që zbarkoi në Milano pa dëshirë dhe ide. Në pjesën e parë, Milan gjeti golin e avantazhit në minutën e 45′ me anë të Leaos. Vendasit kishin mundësinë të dyfishonin shifrat në këtë pjesë të parë, kontakti mes Immobiles dhe Kessie-s në zonë rezultoi penallti pas verifikimit nga VAR.

Do të ishte mesfushori që do të merrte përgjegjësinë e penalltisë, por ky i fundit do të prekte vetëm traversën. Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Milan që do të komandonte në fushë. Ibrahimovic, i cili e nisi takimin nga stoli hyri në minutën e 60′ të takimit dhe vetëm 7 minuta më pas suedezi do të shënonte pas një asisti perfekt të Rebic.

Në fundin e ndeshjes pati edhe momente tensioni mes Ibras dhe Lucas Leiva, ndërsa trajneri i Lazios Maurizio Sarri u ndëshkua me karton të kuq. Aktualisht Milan është në krye të klasifikimit së bashku me Napolin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ibrahimovic lazio milan ibrahimovic lazio milan

Sondazh

Poll