Sport

Barcelona bëhet imune ndaj Covid-19, klubi katalanas vaksinon gati 100% lojtarët dhe stafin

12 Shtator 2021, 16:23 Nga DOSJA
Barcelona bëhet imune ndaj Covid-19, klubi katalanas vaksinon gati 100%

SPANJË-Barcelona po kontribuon në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19. Klubi katalanas ka informuar Departmanetin e Shëndetit se 99.9% të gjithë sportistëve, duke filluar nga të miturit janë vaksinuar, duke përfshirë edhe 92% të punonjësve. Këtë numër e bën të ditur edhe gazeta spanjolle Mundo Deportivo.

Në shkrimin e saj lexohet se Barça ka pasur përfshirjen maksimale të stafit të saj dhe gjithashtu të të gjithë sportistëve dhe stafit teknik të ekipeve të basketbollit, hendbollit, hokejit dhe futsalit. Vullneti është që të vazhdojë të vaksinojë në mënyrë progresive të gjithë lojtarët e klubit,

Barça gjithashtu ka dhënë mundësinë e vaksinimit të të afërmve të stafit për të ndihmuar në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit sa më shumë që të jetë e mundur.
Barcelona, besnike ndaj angazhimit të saj social, synon të vazhdojë vaksinimin derisa fushata është e hapur dhe të arrijë 100% në të gjitha fushat, dhe të vazhdojë të kontribuojë në standardizimin e vaksinave dhe të jetë shembull për pjesën tjetër të shoqërisë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona barcelona

Sondazh

Poll

Sport 12 Shtator 2021, 11:21

Sot është dita e debutimit të sulmuesit kuqezi

ITALI – Rey Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës...