Sport

Daniel Ricciardo triumfon në Monza, McLaren pas 9 vitesh gjen fitoren

12 Shtator 2021, 15:57 Nga DOSJA

ITALI – Piloti Daniel Ricciardo fiton Grand Prix të Italisë, garë që u zhvillua në pistën e Monzës, e katërmbëdhjeta në sezonin e Formula 1.

Australiani, pas 9 vitesh e rikthen McLaren te fitorja, në një garë që do të mbahet mend për aksidentin e bujshëm të Lewis Hamilton dhe Max Verstappen në xhiron e 26-të, të cilët që të dy u detyruan të tërhiqen për një episod, që do të shkaktojë diskutim.

McLaren, i cili gjithashtu zuri vendin e dytë me Lando Norris, ndërsa podiumin e plotësoi Valtteri Bottas i Mercedesit. Charles Leclerc i Ferrarit u rendit në vendin e katërt dhe Sergio Perez të pestin për shkak të një penalltie. Vendi i gjashtë ishte për ‘kokëkuqen’ tjetër të Carlos Sainz.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport australiani daniel ricciardo grand prix të italisë mclaren australiani daniel ricciardo grand prix të italisë mclaren

Sondazh

Poll

Sport 12 Shtator 2021, 11:21

Sot është dita e debutimit të sulmuesit kuqezi

ITALI – Rey Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës...

Sport 12 Shtator 2021, 11:16

Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

KAVAJE – Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur Nexhat Gjuzi.I lindur në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946, pjesën e parë të karri...